LSI: Reformat të mbyllen para zgjedhjes së Presidentit

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama tha se vizita e komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle në Tiranë ishte një mbështetje për Shqipërinë në marrjen e statusit të kandidatit në BE.
"Përfundimi me sukses i këtij procesi është padyshim sfida më e madhe e politikës dhe e shoqërisë shqiptare dhe për LSI-në është e rëndësishme të përshpejtohet ritmi i reformave dhe të fokusohen të gjithë aktorët dhe faktorët politikë tek plotësimi i kushteve, që nënvizoi Komisioneri Fyle, pa humbur kohë dhe para se të shkohet tek zgjedhja e Presidentit", u shpreh sekretari Rama.
Ai shtoi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat, ndaj klasa politike të demonstrojë këtë nivel të pjekurisë politike që e shfaq në fakt e gjithë shoqëria shqiptare. "LSI do të vazhdojë të jetë protagoniste e rëndësishme duke u investuar maksimalisht në të gjitha reformat që kërkon vendi dhe në atë që është aspirata jonë, procesi i integrimit. 100 vjetori i Pavarësisë dhe gjithë klima e partneritetit dhe mbështetjes që Shqipëria gëzon nga partnerët tanë, sidomos procesi i rëndësishëm i integrimit nuk mund të tolerojë më asnjë humbje kohe dhe as mungesë vullneti apo papërgjegjshmërie", u shpreh Luan Rama. /Start/
2012-05-04 14:08