E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër atentat në Pakistan, 11 të vdekur

Ndërkohë forcat pakistaneze të sigurisë zhvilluan sot sulme ajrore dhe artilerie kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Waziristanin Jugor, një ditë pas disa sulmeve të njëpasnjëshme që militantët zhvilluan në vend duke shkaktuar vdekjen e të paktën 30 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.
    
Sulmet ajrore dhe ato të artilerisë u përqëndruan gjatë natës në pozicionimet e militantëve në vendstrehimet e tyre në Ladha, Makeen dhe në rajonin malor të Shahoorit, disa orë pas eliminimit të 27 militantëve në operacione të shumta të zhvilluara në disa zona të rajonit.
    
Qeveria ka deklaruar se sulmet dhe ofensiva tokësore kundër talebanëve pakistanezë në vendstrehimet e tyre të Waziristanit Jugor, do të nisnin nga momenti në moment dhe se ushtria ka zhvilluar dy ditët e fundit sulme ajrore dhe operacione ushtarake për të eliminuar mbrojten e militantëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›