Obama vizitë në New Orleans, 4 vite pas fatkeqësisë së uraganit Katrina
Shteti i New Orleans është vizituar për herë të parë nga presidenti Obama që kur ky i fundit ka hyrë në zyrën e presidentit të SHBA. Obama gjatë vizitës së tij deklaroi se administrata e tij është në gatishmëri si edhe do të vazhdojë që të ndihmojë këtë shtet i cili para katër vitesh u prek nga një nga fatkeqsitë më të mëdha natyrore që ka kaluar Amerika, nga uragani Katrina.
"Edhe pse është bërë shumë punë, infrastruktura e New Orleans ka nevojë sërisht që të përmirësohet në të ardhmen. Por gjithsesi duhet thënë se ne kemi arritur shumë suksese në punën tonë duke parë gjendjen e mëparshme."- deklaroi Obama gjatë vizitës në New Orleans.
Uragani Katrina i cili u shkaktua në vitin 2005 shkaktoi mbi 1500 viktima, 80 % e tokës së shtetit të New Orleans u përmbyt, si edhe u shkaktuan mbi 80 miliardë dollarë dëme materiale.
"Kjo fatkeqësi që ndodhi në New Orleans nuk u shkaktua vetëm nga pasojat e uraganit, por edhe nga paaftësia e qeverisë e cila nuk diti të parashikonte dëmet duke mos ditur se sit ë vepronte në kohën e duhur."-shtoi Obama.
President i SHBA vizitoi një shkollë e cila u rihap pas 5 vitesh, kjo shkollë ishte pjesë e një lagjeje e cila kishte rreth e rrotull me qindra shtëpi të cilat janë ende të shkatërruara si edhe të braktisura.