E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlanda përfundoi ratifikimin e Traktatit të Lisbonës

“Presidentja nënshkroi amendamentin e 28-të, që ndryshon kushtetutën e Republikës së Irlandës dhe bën të mundur ratifikimin e traktatit”, bëhet e ditur në njё komunikatë tё Presidencёs iraliandeze.
     
Më 2 tetor, irlandezët votuan pro Traktatit tё Lisbonёs me 67,13 për qind. Ky traktat është ratifikuar deri mё tani nga 26 ndër 27 vende të BE-së.
     
Në Republikën Çeke pritet ende nënshkrimi i presidentit euroskeptik Vaclav Klaus.
     
Ky i fundit e kushtëzoi nënshkrimin me një përjashtim për vendin e tij që pengon kthimin e pronave të gjermanëve të Sudeteve të konfiskuara pas Luftës së Dytë Botërore, në bazë të dekreteve të nënshkruara nga presidenti çekosllovak i asaj kohe, Edvard Benes.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›