E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, përplasen 5 automjete, viktima e të plagosur

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, teksa policia lokale sqaroi se aksidenti u regjistrua në afërsi të urës së ish-uzinës, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit.

Shkak është bërë mjegulla e dendur që dyndet në këtë zonë që prej fillimit të këtij muaji.

Tre automjete janë përplasur midis tyre, ku sipas policisë, në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një furgon me targa të Kosovës dhe një automjet tip benz me targa të Tiranës. Për pasojë, nga përplasja e rëndë ka humbur jetën shtetasi Nail Tyruma, 55-vjeç nga Shkodra ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i furgonit. 

Gjithashtu, 8 pasagjerët e furgonit kanë mbetur të plagosur, por pa pasoja për jetën, ndonëse janë dërguar në spitalin civil të qytetit të Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa personat e ndodhur në kamioncinë nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë, sot në mëngjes po në këtë rrugë janë përplasur edhe një autobus që vinte nga Kosova dhe një furgon nga Shqipëria, por fatmirësisht në këtë rast nuk ka pasur të lënduar.

 Në vendngjarje kanë mbërritur forca të mëdha policie, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Mendohet se  shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe shpejtësia e madhe e mjeteve në autostradë./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-20 09:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›