E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në: Rinumërimi për Lezhën i pavlefshëm

rinumerimiTiranë- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave në qarku n e Lezhës, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën e Partisë Socialiste.

Kolegji e ka cilësuar si të pavlefshëm rinumërimin e këtij qarku, ku pas këtij procesi një mandat i kaloi PD-së. Me këtë vendim rezultati mbetet i pandryshuar, ku fitues është koalicioni i majtë.

Në një deklaratë për mediat pas vendimit nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele deklaroi se vendimi erdhi për shkak se trupa gjyqësore lexoi siç duhet ligjin.

E rëndësishme është që Kolegji në ndryshim  nga KQZ e lexoi ligjin ashtu siç ligjvënësi e ka shruajtur, konstatoi që veprimtaria e KQZ në këto shqyrtime administrative, për Lezhën,  por ka efekt edhe për Shkodrën, veprimet e KQZ kanë qenë haptazi në kundërshtim me ligjin. Nuk ka nevojë për stërhollime për të kuptuar që një mbledhje e cila u urdhëruar politikisht, e futi procesin në një qorrsokak, të cilën për fat të mirë Kolegji e zgjidhi,- tha Bele.

Më tej ai u shpreh se KQZ-ja nuk kishte kuotat e mjaftueshme për inicimin e këtij proseci, i cili sipas tij nuk u kërkua nga askush. Më tej ai tha se KQZ-ja duhet të zbatojë afatet e përcaktuara në Kod mbi çertifikimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë ky vendim i Kolegjit ngjalli pakënaqësi në radhët e demokratëve, ku përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oerd Bylykbashi, u shpreh se gjatë këtyre 12 viteve është hera e parë që jepet një vendim i tillë, duke shtuar se ai minon procesin zgjedhor.

Ky është vendim përfundimtar, është një vendim që minon rrënjësisht procesin ankimor, duke filluar nga KQZ, sepse anullon mundësitë e çdo pale ankimore. Në kushtet e një bojkoti politik, nga minoranca, të jetë e pamundur të bësh një kërkesë ankimore. Një vendim i cili në të ardhmen do të bëjë të reflektojnë legjislatorit, që të mund të gjenden zgjidhje të tjera,- tha Bylykbashi.

Në përfundim ai u shpreh se Partia Socialiste ka bërë një vjedhje të madhe të votave, duke thuar se edhe PD-ja do të dorëzojë një kërkesë ankimore lidhur me këtë vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›