Mustafaj: Përmes parimit ‘1 anëtar, 1 votë’, PD do fitojë vlerën e vërtetë
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mustafaj teksa bën të ditur se ka votuar dhe ai thekson se nëpërmjet parimit “1 anëtar, 1 votë”, PD do fitojë vlerën e vërtetë.
Sapo e kreva detyrën time si demokrat: votova. Ky rast ishte si një ndeshje stërvitore për ne demokratët. Shpresoj se kryetari i ri do e ketë kuptuar urgjencën e ringritjes së strukturave në mbarë vendin, në mënyrë që herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për kryetar të PD-së, që do të thotë se edhe votimi "nje anëtar-një vote" të fitojë vlerën e tij të vërtetë”, shkruan Mustafaj.
(e.m/BalkanWeb)