Tjetër humbje poshtëruese e Laçit, ikën nga Europa
Një iluzion u krijua pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e kthimit të Laçit ndaj Diferdanzhit në Luksemburg, por që në pjesën e dytë u shua shpejt. Ishte Nimani që u dha shpresë jo vetëm tifozëve të Laçit, por të gjithë shqiptarëve që ndeshja e parë ishte thjesht rastësi dhe rezultati i Korçës mund të përmbysej. Por 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë shpresa do të fillohej të venitej, pasi në minutën e 55-të vendësit barazojnë rezultatin. Shpresa do të merrte fund në minutën e 75-të, kur Diferdanzh kalon në avantazh, ndërsa tre minuta më pas del me karton të kuq edhe Ndreka, për të mbyllur çdo iluzion të mundshëm të përmbysjes së rezultatit. Kulmi do të arrinte në minutën e 86-të, kur edhe Vucaj do të dilte me karton të kuq. Ndërsa dalja me të kuq edhe e Sefgjinit në minutat shtesë nuk do të përbënte problem. Përfundimisht, 2-1 për amatorët luksemburgas, të cilët nuk mund të quhen surprizë, pasi me atë ekip që ka Laçi dhe me hijet e dyshimit që bien mbi të, edhe ekipi më i dobët në Europa Ligë do ta mundte.
DYSHIMI
Në fakt, dyshimet për trukime kanë nisur që në ndeshjen e parë në Shqipëri, pasi ndeshja degdiset të luhet në Korçë, ku mungojnë tifozët kurbinas, ndërsa ndeshja nuk transmetohet nga asnjë televizion, qoftë vendës, qoftë luksemburgas. Goli i miqve në ndeshjen e parë u shënua në fund dhe kjo habiti jo pak opinionin vendës. Megjithatë, gjatë javës pati deklarata optimiste për një përmbysje të mundshme të Laçit në ndeshjen e kthimit. Dhe në fakt kështu u duk me shënimin e golit të Nimanit, edhe pjesa e parë përfundon me fitoren e kurbinasve. Por kur në pjesën e dytë amatorët shënojnë 2 gola dhe kur dalin 3 lojtarët më të mirë me karton të kuq, kanë filluar menjëherë dyshimet. Shumë tifozë kanë komentuar në rrjetet sociale degradimin e Laçit dhe turpit që i bëri përfaqësimit të fituesit të Kupës së Shqipërisë në Europë.
TURPI
Turp! Kështu e cilësonin shumica e komentuesve dje në faqet sportive, por edhe në rrjetet sociale. Dhe në fakt për turp është. Një ekip i vendit të katërt në kampionatin luksemburgas, aq më tepër që janë amatorë, mundin në dy ndeshje Laçin, që mburrej me të qenit fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë. Diferdanzhi i krijuar në vitin 2003 largon nga turi i parë i Europa Ligës një ekip me traditë disi, që vitet e fundit sidomos i kishte dhënë tonin kampionatit shqiptar. Edhe njëherë tjetër u vërtetua katërcipërisht që verdiktet e sezoneve të fundit kanë qenë më shumë artificiale sesa reale. Laçi ka në gjirin e tij deri në lojtarë kandidatë për Kombëtaren shqiptare, lojtarë të huaj dhe nga vendi më shumë eksperiencë, por që në fund janë mundur nga bankierë apo amatorë. Por çudia më e madhe tri ditë zgjat, aq më tepër me Laçin, që jemi mësuar më “bëmat” e tij.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)