E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA në Tiranë, pritje me rastin e ditës së Pavarësisë

TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dha të martën një pritje me rastin e "Ditës së Pavarësisë".

Pritja u organizua në sheshin para "Galerisë së Arteve" në Tiranë, dhe të pranishëm ishin shumë personalitete shqiptare dhe të trupit diplomatik të akredituar në Tirane. I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Ceremonia u hap me interpretimin e himnit shqiptar dhe atij amerikan nga këngëtarja Rosela Gjylbegu dhe vazhdoi me trupat e Marinsave të Ambasadës Amerikane që performuan me ceremoninë e tyre zyrtare të ngritjes së flamurit.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›