Gara, Olldashi në Shkodër: E njoh mirë PD dhe e di çduhet bërë me strukturat
SHKODËR- Në vijm të turit të takimeve për garën e kryetarit të Partisë Demokratike, kandidati Sokol Olldashi ishte sot në Qarkun e Shkodrës, ku zhvilloi takime me anëtarët e PD-së në këtë qark.
Pas dy takimeve në bashkinë e Koplikut dhe atë të Vaut të Dejës, takimi i radhës ishte rezervuar mbrëmjen e sotme në mjediset e Teatrit “Migjeni”, të qytetit të Shkodrës, ku Olldashi falenderoi të gjithë demokratët e qarkut
për mbështetjen e tyre në këtë fushatë elektorale, pavarësisht rezultatit.
Duke komentuar rezultatin e arritur, si edhe dorëheqjen e kreut të PD-së, Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një veprim shumë fisnik, Olldashi tha se përgjegjësia e humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit është e të gjitha niveleve drejtuese të Partisë Demokratike.
Olldashi pohoi se gjatë viteve në pushtet të Partisë Demokratike, ka pasur edhe një lloj zbehje të nivelit politik me bazën e partisë, duke ulur intensitetin në mes korpusit politik të partisë dhe anëtarit të thjeshtë.
Lidhur me kandidimin e tij për kreun e ri të PD-së, Olldashi tha se synon të marrë këtë post, pasi e njeh mjaft mirë këtë parti, me të cilën ka bashkëjetuar prej vitesh, në ditë të mira dhe të vështira, në opozitë dhe pushtet.
Olldashi tha se në këtë garë është futur me bindjen se çfarë duhet bërë në këtë strukturë, në mënyrë që partia të funksionojë me intensitet të plotë”.
(d.b/BalkanWeb)