E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër incident etnik në Maqedoni, dhunohen barbarisht dy shqiptarë

shkrimiMaqedoni- Incidentet etnike në Maqedoni janë kthyer sërish, pasi dy të rinj shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga disa shtetas maqedonas, kjo vetëm sepse ata flisnin shqip.

Agjencia e lajmeve maqedonase Zhurnal shkruan se ngjarja është shënuar pas një ndeshje hendbolli, dhe denoncimi në polici ka ardhur nga një 17-vjeçar, i cili ka thënë se një grup huliganësh maqedonasish e kanë qëlluar atë në kokë dhe në trup.

Rasti është konfirmuar edhe nga ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por pa dhënë shumë hollësi.

Gjatë ditës së djeshme ka arritur një denoncim për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. Ne po punojmë në zbardhjen e rastit. Tani nuk mund tju them saktë cila është mosha e të dëmtuarve, mirëpo do tju sigurojmë informacione shtesë, ka deklaruar Jankullovska. Incidenti i djeshëm është i pari pas dy-tre muajsh ulje tensionesh ndëretnike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›