E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Meta iku për të marrë kreun e PS-së. Kreu i LSI-së: Objektiv fitorja

berisha-metaGjirokastër- Gjatë inagurimit të aksit rrugor Llongo-Koshovicë, kryeministri Berisha ka ftuar qytetarët e Gjirokastrës të votojnë Spiro Kserën si promotor për zhvillimet në zonën e minoritetit grek duke thënë se Ilir Meta iku nga qeveria e tij për të marrë drejtimin e PS-së.

Berisha nuk ka kursyer as akzuat ndaj opozitës të cilën e ka cilësuar: Të quajturit opozitarë, që nuk janë, se Rama ka qenë 11 vjet personi i dytë më i rëndësishëm, kryetari i bashkisë, ndersa Meta qëndroi 4 vjet si zv/kryeministër në qeveri dhe iku me qëllimin e vetëm të marrë kreun e PS-së ose karrigen time që sdo e marrë kurrë, kjo është e vërteta. Janë sjellë në mënyrë jonormale ndaj minoritetit kanë mbajtur një qëndrim jo dinjitoz.

Berisha tha: Vangjel Tavon, e futi në listën e zezë, në marrëveshjen Tavo, Manjani, Luan Rama se mund të kandidojë në listat e PS-së. Ju keni këtu një birin tuaj që mbetet avokat i pamposhtur, ai është ministri Ksera. Në 23 qershor do votoni si qytetarët të lirë, po unë them të votoni Spiro Kseren, ai është promotori i të gjitha projekteve në zonën e minoritetit,- tha Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi një mandate të tretë për të vijuar me projektet e mëdha.

Rruga Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe 85 milion lekë lidh Qendren e Llongos me Koshovicën. Ajo është financim i OFID dhe qeverisë shqiptare.

Meta: Objektivi kryesor fitorja e së majtës, Berisha të votojë 3 ligjet

Sakaq kreu i LSI-së Ilir Meta në një konferencë shtypi tha se objektivi kryesor i partisë së tij është fitorja e aleancës për Shqipërinë evropaine më 23 qershor.

Dhe njëkohësisht arritja e një rezultati historik. Lidhur me deklarata të caktuara mendoj se ato nuk na shmangin nga objektivat që kemi. Koalicioni është në një sintoni të plotë dhe me një rritje të jashtëzakonshme të frymës së bashkëpunimit që thellon çdo ditë fitoren e 23 qershorit,-tha Meta.

Mbi deklaratat e Naços Meta kryeministër, kreu i LSI-së tha se me Ramën ka rënë dakord: Ne kemi rënë dakord plotësisht që doktori të mos jetë më kryeministër, e dyta është fitorja e opozitës së bashkuar dhe diferenca do jetë mbi 200 mijë vota. Çështjet e tjera janë në përputhje me normat dhe rregullat e demokracisë, marrëdhëniet me PS-në janë konstruktive, edhe me forcat e tjera të koalicionit dhe do vazhdojnë të jenë edhe pas 23 qershorit që ti qëndrojmë besnik parimeve që u firmosën.

Mbi deklaratat e Berishës sot nga Gjirokastra zoti Meta tha: Unë Berishën e kam ftuar të vij si turist në Berat as 23 qershorit, ndërsa diversionet e tij brenda opozitës nuk kanë asnjë të ardhme, ai arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet falë këtyre problemeve, tani fillon një epokë e re mëngjesin e 24 qershorit. Epoka e një Shqipërie që ecën pa u ndalur drejt integrimit, Berisha ka një problem të madh se ai nuk ka vullnetin ti votojë tre ligjet gjatë këtyre ditëve.

Po sot kreu i LSI-së ftoi kryeministrin të votojë tre ligjet e integrimit. Ai ka thënë se kryeministri duhet të tregojë nëse ka qenë i sinqertë kur kërkoi votimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›