Tjetër konflikt mes adoleshentëve, përleshje me sende të forta mes dy grupe nxënësish në Vaun e Dejës

Dy grupe adoleshentësh në Vaun e Dejës janë përleshur mes tyre me armë të ftota dhe sende të forta.
Nxënësit e një tjetër shkolle të mesme u dhunuan masivisht mes njëri-tjetrit, pas përfundimit të mësimit.
Këto janë pamje tronditëse nga vendngjarja ku të rinjtë janë përfshirë në konfliktin fizik. Sipas burimeve ata kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës.
Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus duket qartë se njëri prej tyre mban në dorë një thikë. Adoleshenti nxjerr thikën, vendos kapuçin në kokë dhe më pas tenton të sulmojë bashkëmoshataret. Fatmirësisht, nuk pati persona të plagosur apo të dëmtuar nga arma e ftohtë por ajo që mësohet është se askush nga shoferët e autobusëve që ishin aty nuk ndërhynë për t’i ndarë nga dhuna që po ushtronin ndaj njëri tjetrit. U desh që të futej mes tyre një zonjë që konflikti të përfundonte.
Për rastin mësohet se është vënë në dijeni edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi. Sipas informacioneve, konflikti kishte nisur disa ditë më parë. Një javë më parë, pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, u plagosën dy adoleshentë në një tjetër përplasje të ngjashme. Fenomeni i kofnrontimit fizik mes të miturve ka marrë përmasa shqetësuese duke vënë në alarm prindërit dhe uniformat blu.