Tjeter krim i rende ne familje

Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar të shtunën në vend, këtë herë në qarkun e Tiranës.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 50-vjecar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Bërxullë, ku shtetasi Arif Serjani ka qëlluar me cifte në ambjentet e shtëpisë bashkëshorten e tij, Arjana.
Burimet shtojnë më tej se pas vrasjes së 45-vjecare, autori i krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Më VrasjeVrasja në Elbasan, pranga një personiBerat, burri ekzekuton bashkëshorten Vrasja në Durrës, mister autori herët, në fshatin Moravë të Beratit, një 61-vjecar ekzekutoi me mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindjeje të castit.
Bashkim Myrteli goditi me dhunë gruan e tij Resmie Myrteli, 56 vjec, e cila mbeti e vdekur në vend.
Policia arrestoi pak momente pas ngjarjes autorin e krimit. Cifti kishte 4 fëmijë dhe mesa duket prej kohësh kishte konflikt.
Burri vret gruan përpara vajzës 2 vjec
Krimi brenda familjes tronditi dy javë më parë Tiranën, kur një burrë vrau me thikë gruan e tij në praninë e vajzës 2-vjecare.
Bashkëshorti e qëlloi disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.
Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doci, 27 vjec, e goditi atë disa herë me thikë, duke i marë jetën.
Pas krimit autori u largua menjëherë nga banesa duke marrë me vete vajzën e tij 2-vjecare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që pa skenën e krimit të kryer në banesë nga i ati. Policia arriti ta arrestonte vrasësin pas disa ditësh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Banda e policëve të rremë
Të veshur civilë dhe duke paraqitur kartën e identitetit sikur të ishte dokument policie, tre persona ndalonin drejtues automjetesh me thirrjet, që Policia Shqiptare përdor në operacionet e saj, 'ndal policia!' dhe 'ndal antidroga!'. Kakavijë, sekuestrohen 200 steka cigaresh
Një ngarkesë cigaresh kondrabandë u sekuestruan në pikën e kufirit të Kakavijës, në palën greke të doganës. Gjyqtarët: Jo presioneve
Në kohën që disa trupa gjyqësore ne vend kanë në shqyrtim cështje sensitive dhe ku përfshihen politikanë të nivelit të lartë, Unioni i Gjyqtarëve i bën thirrje klasës politike që të përpiqet t’i shërbejë qytetarëve ashtu sikurse gjyqtarët përballen cdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë dënime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve apo trafikantët e drogës. Durrës, dëbohen 12 të huaj
12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm. Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit.
Lajmet kryesore
Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Banda e policëve të rremë