Tjetër krim makabër i izraelitëve në Gaza
Gaza - Organizata për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Izrael, B’Tselem, ka bërë të ditur një tjetër akt makabër të forcave ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. B’Tselem lajmëron për vrasjen e një gruaje palestineze e cila pas paralajmërimeve për të boshatisur shtëpinë ka dalë jashtë me një flamur të bardhë në dorë dhe është qëlluar nga një breshëri plumbash duke mbetur e vdekur në vend.
B’Tselem citon burime okulare sipas të cilëve së bashku me të janë vrarë edhe tre palestinezë të tjerë. Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka mohuar një gjë të tillë duke i cilësuar viktimat si persona të përdorur nga Hamasi për mbrojtje ndaj sulmeve.
B’Tselem bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në veri të Rripit të Gazës në zonën e quajtur Han Junus në afërsi të Kuzas. Ruhije Ennexhar (50) dhe tre civilë të tjerë janë qëlluar nga një breshëri plumbash pasi janë paralajmëruar të braktisin vendbanimet e tyre. Pavarësisht mbajtjes në duar të flamujve të bardhë që nënkuptonin dorëzimin e tyre, ata nuk kanë arritur tu shpëtojnë plumbave “të qendisur nga mesazhet makabër të fëmijëve hebre”.
Ka qenë një i afërm i viktimës që ka njoftuar B’Tselem për ngjarjen e ndodhur dje rreth orës 02:30 të mëngjesit.