OCDE paralajmëron përshkallëzim të krizës ekonomike për Eurozonën
Paris - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, Angel Gurria paralajmëron një përshkallëzim të krizës financiare për vendet e euro zonës. Teksa ka komentuar situatën në kontinentin e vjetër, Gurria tha se "Më e keqja nuk ka ardhur akomaTregu imobiliar vazhdon të rrudhet dhe kërkesa për eksportin e pasurive europiane po zvogëlohet. Në të njëjtën kohë inflacioni po bie shumë pasi ka arritur maja këtë verë dhe pritet ende të ulet në muajt e ardhshëm. Si rrjedhojë, OCDE pret një rënie më të madhe të përqindjeve të interesit të Bankës Qendrore Europiane.
Ai shtoi se “ka ende një tolerancë manovre për një stimulim monetar" duke përfshirë një zvogëlim më të madh të përqindjeve të interesit të Bankës europiane, sidomos gjatë mbledhjes së ardhshme, edhe pse "e rëndësishme nuk është data por tendenca".