E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër ngjarje e rëndë në Blinisht të Lezhës, vret vëllain për pronën

Vetëm brenda pak ditësh, në komunën e Blinishtit në Lezhë janë shënuar tre krime të rënda.

Në fillim të muajit, një adoleshent 17 vjeçar u vra në këtë komunë.

Para tre ditësh tre persona gjetën vdekjen nga plumbat e një personi me precedentë penalë.

Ndërkohë sot një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Piraj të kësaj komune ka degjeneruar në përdorimin e e armëve.

47-vjeçari Gjin Marku ka plagosur me armë vëllain e tij, Pjetër Marku, 49 vjeç, pas një sherri për pronën.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore, por që për fat të keq ka humbur jetën. Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›