E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kutite, thelbi i hetimit

Partia Socialiste ka ngulmuar ne kerkesen e saj kryesore per hapjen e kutive, te cilen deputeti Taulant Balla e quajti themelin kryesor per nderrimin e faqes 20 vjecare te zgjedhjeve te manipuluara.
Deputeti Balla tha se kryeministri Berisha eshte njeriu i fundit qe mund te flase per Kushtetuten duke qene se e ka shkelur ate te pakten 20 here.“Ne te gjitha rastet Sali Berisha i eshte kundervene Gjykates Kushtetuese dhe asnjehere nuk ka pranuar pergjegjesine ne 20 atentate kushtetues”, tha Balla.Zoti Balla duke i cilesuar mashtrime manipulative te gjitha deklaratat e kryeministrit per hapjen e kutive, theksoi se kerkesa e socialisteve nuk e cenon ne asnje nen Kushtetuten. “Hapja e kutive te votimit eshte nje e drejte qe buron jo vetem drepjperdrejte nga Kushtetuta, por edhe nga fuqia e cdo qytetari ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe u jep te drejten e pandryshueshme per informim”, vijoi me tej deputeti socialist.Bojkoti dhe protestat e Partise Socialiste jane te vetmet arme ne dore te opozites tha zoti Balla per t’i rikthyer legjitimitetin e humbur zgjedhjeve dhe Kuvendit te Shqiperise“Shqiperia rrezikon te destabilizohet,  thote Keshilli i Europes. Eshte e vertete, sepse kjo krize politike ne Shqiperi eshte nje krize degraduese per institucionet e vendit dhe problemi qendron ne themelin e kesaj krize. Legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet zgjidhur per te ndalur kete degradim”, perfundoi deklaraten e tij deputeti Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›