Tjetër skandal i qeverisë, jepet me koncesion kontrolli me skaner në dogana, privati fiton 170 milion euro
Është parim i njohur ky që në fund të mandatit duhet të përfitosh sa më shumë se nuk i dihet se çfarë sjellin zgjedhjet. Natyrisht ky është përfitim në kurriz të shtetit.
Pas skandalit me lotarinë kombëtare, Ministria e Financave ka vendosur që të japë me koncesion edhe kontrollin e mallrave në dogana.
Siç raporton Shqip, edhe deputetët e mazhorancës e quajnë një turp këtë vendim.
Kompania amerikane Rapiscan Security do të marrë me koncesion për 15 vite kontrollin e kontejnerëve. Në total për 15 vite ajo do të fitojë 170 milion euro, ose pak a shumë 12 milion euro në vit.
Sa përfiton shteti shqiptar? Vetëm 2 përqind do derdhet në arkën e Ridvan Bodes, që thotë se vetë nuk e bënte këtë punë pasi kërkonte investim./ep