E Diel, 1 Nëntor 2026

Tjetër tragjedi në çiklizmin belg, vetëvritet De Fauw

Dimitri de Fauw, 28 vjeç, i cili pak ditë më parë kishte diskutuar vendin e parë me danezin Mark Hester në garën e Gjashtë Ditëve në Grenoble, u gjet i vetëvrarë ditën e sotme. Ai vuante nga depresioni që prej vitit 2006, vit në të cilin ishte protagonist i rrëzimit të çiklistit Galvez, i cili më pas humbi jetën.

28-vjeçari belg shkaktoi në mënyrë të pavullnetshme rrëzimin e çiklistit spanjoll Isak Galvez, i cili vdiq si pasojë e përplasjes me një parmak. Që prej kësaj ndodhie në vitin 2006 në garën e Gjashtë Ditëve në Gand, De Fauw vuante nga probleme me depresionin.

Dimitri de Fauw ishte specialist i garave në pista të mbyllura, por gjithashtu kishte marrë pjesë me skuadrën “Quick Step” për dy vite rresht, më 2004 dhe 2005.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›