E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia lobim kundër Shqipërisë për vizat

Lobimi është bërë nga diplomatët serbë në Parlamentin Evropian, çka ka ngjallur edhe reagime.

"Ambasada juaj këtu në Bruksel, ka lobuar pranë eurodeputetëve kundër qëndrimit që Parlamenti Evropian që po ndërmerrte e që ishte konfirmimi i menjëhershëm i perspektives së liberalizimit të vizave për 3 vende të Ballkanit përfshi Serbinë, por me synimin për të përfshire dhe Shqipërinë e Bosnjën në të, duke nënvizuar përmbushjen e kritereve, çfarë nuk u arrit. Mirëpo u zhgënjeva që ambasada juaj këtu po lobonte ndaj eurodeputeteve këtu kundër këtij qëndrimi”, iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, eurodeputetja Sarah Ludford.

Ndërsa Jeremiq ka reaguar menjëherë duke e hedhur poshtë këtë akuzë. Akuzat janë hedhur poshtë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç. "Me gjithë respektin e duhur, automatikisht refuzoj të gjitha akuzat ndaj zyrtarëve serbë. Me fjalë të tjera që zyrtarët e ambasadës serbe në një mënyrë apo tjetër kanë punuar kundër liberalizimit të vizave ndaj Bosnje-Hercegovinës. Nëse doni qëndrimin zyrtar të qeverisë serbe, ne mendojmë se duhet të ketë regjim të lirë vizash që nesër", tha Jeremiç.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›