Siberia “mbërrin” në Kukës dhe Dibër

Nga të dhënat më të fundit, bëhet e ditur se në Kukës, temperaturat kanë shkuar në minus 15 gradë celsius, ndërsa në Dibër, kanë arritur në minus 17 gradë.
Në këto kushte janë të rralluar lëvizjet nga njëri fshat në tjetrin, si dhe lëvizjet edhe në rrugët e qytetit të Kukësit. I ftohti polar ka bërë që të gjitha akset rrugore të zonës verilindore të mbulohen nga shtresa akulli, që kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve edhe pse gjatë këtyre ditëve nuk janë regjistruar reshje dëbore.
Madje në disa zona, trashësia e dëborës ka arritur deri në 2 metra, si në komunën e Shishtavecit në Kukës.
Dhjetëra fshatra të tjerë të Qarkut thuajse janë të izoluar plotësisht, ndërsa vihet re edhe mungesa e energjisë elektrike. /Start/
2012-02-01 10:19