Shkatërrimi i lumenjve, gjobiten 12 subjekte
Të dhënat u bënë të ditura zyrtarisht nga ky Inspektorat gjatë paradites së sotme, ku u theksuar se kontrollet janë ushtruar në basenet e lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen.
“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në përmbushjen e përgjegjësive të parashikuara me ligj, i mbështetur nga Policia e Shtetit, Qarku Shkodër, sekuestroi të gjitha mjetet e kapura në flagrancë duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore, në të 12 subjektet, të cilat ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve”, thanë burime zyrtare.
Për të gjitha këto subjekte, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi sanksione administrative, gjoba në vlerë totale 24.000.000 LEK si dhe të gjitha masat e nevojshme që na ngarkon ligji, megjithëse shfrytëzimi i materiale inerte në mënyrë të paligjshme nga shtretërit e lumenjve vazhdon të jetë një problem.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe vendim Këshillit Kombëtar të Ujit nga 1 Nëntori deri ne 31 Maj, nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë baseni ujor në të gjithë Shqipërinë. “Aksione të tilla, me ndërhyrje të vazhdueshme, për të kryer kontrolle dhe marre masa për shkeljet që mund të konstatohen, në zbatim të ligjshmërisë, janë pjesë e programit tonë të punës dhe do të vazhdojnë në të gjithë vendin”, tha më tej ky Inspektorat. /Start/
2012-02-01 13:14