Gjirokastër, zjarr në pikën turistike të Vrionit
Autori i Lajmit: red.
Përfshihet nga flakët pika turistike e Vrionit në Gjirokastër.
Forcat zjarrfikëse dhe policia arritën të shuajnë zjarrin i cili ra dje rreth orës 13:35 minuta në një sipërfaqe pyjore duke rrezikuar pikën turistike të Viroit në qytetin e Gjirokastrës. Policia nis hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Zjarri, i cili përfshiu një sipërfaqe pyjore ra rreth orës 13:35 të ditës së djeshme. Forcat zjarrfikëse dhe policia të cilët kanë mbërritur në vendngjarje pasi u njoftuan, kanë arritur të vënë nën kontroll flakët brenda një kohe të shkurtër. Gjatë ditëve të fundit në rrethin e Gjirokastrës janë shënuar 5 raste zjarresh në kullota, si dhe disa vatra të vogla, të cilat janë shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse. Policia po heton për shkaqet e zjarrit si dhe do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve materiale.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008