E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerri i cmimeve 27 me shtrenjte per Vitin e Ri

TIRAN- Rritja e cmimeve per festa eshte kthyer ne nje fenomen te pervitshem ne vendin tone. Pergjate muajit dhjetor shqiptaret kane blere mesatarisht 27 per qind me shtrenjte te gjitha llojet e perimeve nderkohe qe rritje te ndjeshme kane pesuar thuajse te gjithe produktet e shportes.


Shtrenjtimi i produkteve te cilat zene vendin kryesor ne tavolinen e fundvitit fillon kryesisht gjate gjysmes se dyte te muajit dhjetor duke pasqyruar keshtu abuzimin e paster me cmimet pavaresisht shfajesimeve me ndikimin e kursit te kembimit per mallrat e importit. Shtrenjtimi pergjate muajit dhjetor behet edhe me i pashpjegueshem nese krahasohen cmimet e te njejtave produkte me nje muaj me pare nentorin.


Edhe pse nuk kemi te bejme me ndryshime te stines nje kilogram domate ne muajin nentor shitej mesatarisht me 110 leke ne tregjet e Tiranes ndersa ne fund te muajit dhjetor nuk mund ta bleje me me pak se 140 leke.


Situaten me cmimet ne tregje e pasqyrojne edhe te dhenat e Institutit te Statistikave. Sipas te dhenave te INSTAT pergjate muajit dhjetor zarzavatet pesuan nje rritje me 27 per qind ku shtrenjtimin me te madh e kane pasur specat patellxhanet lulelakra me me shume se 50 per qind.


Nje rritje te ngjashme ka pesuar edhe cmimi i domateve me rreth 43 per qind spinaqit me 48 per qind. Ne nengrupin e zarzavateve nuk qendron pas per sa i perket shtrenjtimit edhe spinaqi i cili eshte blere nga konsumatoret rreth 29 per qind me shtrenjte.


Rritje gjithashtu kane pesuar edhe frutat. Pergjate dhjetorit mollet kane pesuar nje rritje me rreth 10 per qind dardhat me 12.3 per qind mandarinat me 7.4 per qind ndersa kivit me 4.5 per qind. Nga ana tjeter nisur edhe nga fakti qe jane fruta te stines portokallet dhe limonet kane pesuar ulje cmimi gjate kesaj periudhe me respektivisht 8.9 dhe 9.8 per qind.


Gjate muajit dhjetor cmimet shenuan rritje edhe ne nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve ku vecojme rritjet ne nengrupet vajra dhe yndyra me 2.7 per qind sheqer e embelsira me 1.7 per qind buke e drithera me 1.3 per qind etj. Per tu theksuar eshte fakti se rritje te ndjeshme gjate kesaj periudhe ka pesuar edhe cmimi i gazit me rreth 10 per qind.


Listes se cmimeve te rritura nuk i kane shpetuar edhe pijet alkoolike dhe duhanit ku ky i fundit eshte shtrenjtuar me rreth tre per qind. Kjo e dhene i referohet rritjes qe pesuan paketat e cigareve pergjate diteve te fundit te dhjetorit ku tregtaret e justifikuan shtrenjtimin me rritjen e akcizes e cila nuk kishte hyre ende ne fuqi.


Apeli

Shtrenjtimi i mallrave te konsumit pergjate dhjetorit erdhi ne nje kohe kur ishin shtuar edhe zerat qe apelonin per rritje te shpenzimeve nga ana e qytetareve. Ne konferencen e fundit per shtyp per vitin 2010 Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani raportoi per rritje te ngadalte te konsumit si dhe te investimeve private ne vend duke i kerkuar nga ana tjeter qytetareve qe te shpenzojne me teper duke pasur me shume besim tek ekonomia. Sipas INSTAT niveli i inflacionit pergjate muajit dhjetor 2010 ishte 3.4 per qind.


FINANCAT
Nderkombetaret te shqetesuar nga borxhi publik


TIRAN- Niveli i borxhit publik te vendit po ze gjithnje e me shume nje pjese te rendesishme te bisedes ne takimet midis qeveritareve shqiptare dhe delegacioneve te ndryshme nga institucionet nderkombetare financiare.


Ne takimin e djeshem me Kryeministrin Sali Berisha Drejtoresha e Menaxhimit te Bankes Boterore Ngozi Okonjo-Iueala kerkoi nga qeveria ndermarrjen e politikave te kujdesshme fiskale duke iu permbajtur nje borxhi publik ne nivelin prej 59 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto madje edhe per ta ulur me tej ate.


Mbase Shqiperia do te perpiqet qe jo vetem ta mbaje borxhin ne nivelin 59 por ndoshta dhe ta ule ate me teper. Pervec kesaj duke qene nje vend me te ardhura te mesme Shqiperia perballet me nje konkurrence gjithnje ne rritje qofte nga vendet poshte qofte nga vendet lart saj - tha ajo.


Krahas Kryeministrit Berisha pjese e axhendes se zyrtares se BB-se ne Tirane ka qene edhe takimi me Ministrin e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta dhe Guvernatorin e Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›