Vendoret PS nis perzgjedhjen e kandidaturave

Pas udhezimeve te kryesocialistit Organizatat Socialiste diskutojne dhe perzgjedhin individet potencial per zgjedhjet
Ne ditet ne vijim do te shperndahet rregullorja per kriteret qe duhet te plotesohen
TIRAN - Partia Socialiste ka nisur perzgjedhjen e kandidateve per zgjedhjet e ardhshme vendore. Pas takimit te zhvilluar midis kryesocialistit Rama dhe deputetet e te gjitha zonave si dhe takimit me drejtuesit socialiste ne rrethe partia me e madhe ne opozite hedh nje tjeter hap ne drejtim te betejes elektorale.
Te kontaktuar nga gazeta Shekulli drejtues rrethesh dhe deputete te zonave te ndryshme bejne te ditur se momentalisht strukturat socialiste jane duke vezhguar analizuar dhe vendosur per kandidaturat potenciale qe do ti perfaqesojne ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
Pas nje procesi te filluar qe ne muajin tetor kur edhe nisi gjuetine e kandidateve potenciale lidershipi i Partise Socialiste ka ne tryeze emrat te cilet jane perzgjedhur nga baza per ti perfaqesuar ne zgjidhje.
Ne mbledhjet e strukturave lokale te cilat kohet e fundit kane qene me te shpeshta drejtuesit e rretheve kane kerkuar nga te gjithe anetaret emra qe jane te njohur ne zone dhe qe perkrahin Partine Socialiste. Ne te gjithe zonat elektorale pavaresisht nese eshte nje bastion i Partise Demokratike apo i Partise Socialiste cdo kandidature po trajtohet ne menyre te kujdesshme.
Strategjia e socialisteve do te synoje betejen e ashper jo vetem ne zonat ku jane te qeverisura nga Partia Demokratike por edhe zonat te cilat jane duke u administruar prej tyre ne menyre qe asnje sfide elektorale te mos nenvleftesohet.
Te gjitha te dhenat e grumbulluara kane elemente te vecante kontributet qe individet kane dhene per zona te caktuara sa te njohura jane sa mbeshtetje kane ne elektoral dhe sa te angazhuar jane ne ceshtjet qe lidhen me komunitetin dhe shqetesimet e tyre. Per te gjitha keto cilesi dhe cilesi te tjera qe do te sigurojne integritetin moral te nje kandidati potencial do te kalojne ne siten e strukturave kryesore te Partise Socialiste.
Pas marrjes se OK-es nga drejtuesit e partise me te madhe ne opozite emri do te dergohet per miratim ne Kryesine e Partise Socialiste te rrethit. Fillimisht emrat qe do te kalojne per miratim ne Kryesine e PS-se do te miratohen nga Asambleja Socialiste e bashkise ose komunes e cila administron dhe shqyrton kandidaturat.
Me pas sipas nenit 117 te statutit te PS-se kandidaturat per kryetar te partise se bashkise/komunes propozohen nga OS-te perkatese dhe miratohen nga Kryesia e PSSH-se dhe kandidaturat per kryetar duhet te kene vendbanim ligjor dhe te bejne jeten e partise per nje periudhe jo me pak se 1 vit brenda territorit te bashkise/komunes.
Zyrtarisht ne Partine Socialiste ende nuk jane miratuar keto kandidatura por vete strukturat ne rrethe kane vendosur per kandidatin e tyre potencial.
Burime nga selia roze bejne te ditur se ne ditet ne vijim do ti shperndahet zyrtarisht bazes nje rregullore per te gjitha kriteret qe do te duhet te plotesojne kandidatet. Nese keto kandidatura do ti plotesojne ato atehere do te shkojne zyrtarisht per miratim qe te njihet procesi i perzgjedhjes ne strukturat lokale. Diten e djeshme u mesua se nje mbledhje e Organizates Socialiste ishte zhvilluar ne Bashkine Vore qe ne perfundim te saj zgjodhi Bashkim Haxhiun si kandidat per kete zone.