Todoroski thërret, Kasalla përgjigjet: Flamurtari barazon me Vorën

Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, atë me Vorën, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 32-të me anë të Todoroskit. Megjithatë, ky avantazh nuk zgjati shumë pasi vorakët u kundërpërgjigjën shtatë minuta më vonë me anë të Kasallës për të vendosur barazpeshën.
Një barazim 1-1 që zgjati deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit, pavarësisht se mundësitë për shënim nuk munguan.
Vlonjatët mbeten në vendin e parafundit në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Vora ndodhet në vendin e 6-të me 15 pikë.