"Shqiperia ne NATO, stabilitet ne rajon"
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, mori dje pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore (SEECP), zhvilluar ne Sofje te Bullgarise. Gjate fjales se tij ne kete aktivitet, ministri Basha theksoi se marrja e fteses nga ana e Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit do t'i sherbeje sigurise e stabilitetit ne Evropes Juglindore, si dhe do te konsolidoje edhe me tej vizionin evropian dhe Euroatlantik te rajonit tone. Nga ana tjeter, Basha kerkoi nga ministrat e Jashtem te SESCP-se qe te thellohet me shume bashkepunimi ne programet e projektet rajonale n? fushen e zhvillimit te infrastruktures rrugore, te energjise, luftes kunder krimit t? organizuar dhe korrupsionit dhe te drejtave te njeriut. Nje nga ceshtjet e rendesishme qe u diskutuan ne kete takim ishte edhe ajo e Kosoves. N? k?t? kuader, ministri Basha e konsideroi historike shpalljen e pavaresise se Kosoves, duke nenvizuar se nj? Kosove e pavarur ?shte faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Gjate qendrimit ne Sofje, Lulezim Basha pati kontakte te shkurtra me homologet e tij te pranishem ne aktivitet, gjate te cilave u preken tema te bashkepunimit dypalesh, te situates ne rajon e te thellimit te bashkepunimit rajonal.
F.M