E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/Papandreu: Demokracia nuk mund të terrorizohet

Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu dënoi ashpër incidentin e djeshëm përpara parlamentit grek, ku persona të panjohur shpërthyen një sasi eksplozivi.
''Demokracia nuk mund të terrorizohet'', deklaroi kryeministri grek, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë tha se kjo ngjarje ishte e paprecedent.
"Ky është një akt i paprecedent terrorizmi kundër popullit grek'', deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Petalotis.
Një sasi eksplozivi shpërtheu jashtë ndërtesës së parlamentit grek dje në mbrëmje, pa shkaktuar viktima.
Sasia e eksplozivit, e vendosur në një kazan mbeturinash, pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur, jashtë ndërtesës së parlamentit grek, shkaktoi një zhurmë të fuqishme që u dëgjua disa kilometra larg.
Ndërkohë që policia tha se kishte marrë një telefonatë paralajmëruese 10 minuta para shpërthimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›