E Shtunë, 31 Tetor 2026

Togo largohet nga Kupa Afrikane

Kombëtarja e Togos në futboll është tërhequr nga Kupa afrikane e Kombeve pas sulmit terrorist ndaj autobusit të kësaj skuadre.

Numri i personave të vdekur raportohet se ka arritur në katër, pasi autobusi u përball me një sërë plumbash nga rebelët vendas, sapo kishte kaluar kufirin nga Republika Demokratike e Kongos për në enklavën Cabinda të Angolas.

Mbrëmë u tha se shoferi i autobusit kishte vdekur nga sulmi, ndërsa sot mediat franceze shkruajnë se edhe tre të tjerë kanë gjetur vdekjen, një asistent trajner, një zyrtar i shtypit dhe portieri i rezervë i ekipit, Kodjovi Obilale.

"Togo është larguar nga Kupa Afrikane e Kombeve pasi autobusi i ekipit ra nën plumba në Angola. Ylli i Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili është kapiten i ekipit të Togos, ka dalë i padëmtuar dhe ai dhe bashkë-lojtarët e tij u takuan në mëngjes para se të vendosin se dëshirojnë të largohen nga turneu", thuhet në një deklaratë të Manchester Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›