E Diel, 1 Nëntor 2026

Diagnozat pajisje mjekesore per gjashte spitale

Spitalet e Shkodres Elbasanit Durresit Vlores Dibres dhe Beratit do ta pajisjen me aparatura imazherike. Projekti per modernizmin e ketyre spitaleve permban pajisjen e tyre me skaner dhe rezonance magnetike. Drafti aktualisht gjendet ne Kuvend dhe pritet te diskutohet ne Komisionin parlamentar te Shendetesise per trsquou kaluar me pas ne miratim.

Drafti

Me propozim te Ministrise se Shendetesise modernizimi i spitaleve rajonale me pajisje imazherike synon thellimin e reformes se nisur duke marre masat e nevojshme per modernizimin e sistemit dhe perafrimin e tij me standardet evropiane. Problemi me i rendesishem me te cilin shendetesia perballet sot eshte thellimi i reformes se nisur ne sherbimin spitalor e cila pervec ndryshimeve ne organizimin menaxhimin dhe financimin e institucioneve e sherbimeve shendetesore spitalore synon racionalizimin dhe standardizimin e tyre ne infrastrukture teknologji dhe ne burime njerezore. Ofruesit kryesore te sherbimeve spitalore duhet te jene spitalet bashkiake dhe ata rajonale nisur nga indekset e cilesise dhe shfrytezimit te shtratit qe paraqesin si dhe burimeve njerezore ne dispozicion por aktualisht ata nuk ofrojne per shkak te mungeses se pajisjeve mjekesore diagnostikuese e sidomos atyre imazherike.

Spitalet e vendit kane nevoje ne permiresimin e pajisjeve mjekesore ne spitalet rajonale per te bere te mundur diagnostikimin nepermjet ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike per percaktimin e diagnozes se shpejte dhe te sakte fillimin e mjekimit sa me heret me qellim uljen e diteqendrimit ne spital dhe per pasoje edhe te shpenzimeve duke e bere sherbimin sa me pak te kushtueshem dhe efektiv.Sipas specialisteve te shendetesise kjo do te bente te mundur edhe uljen e fluksit te te semureve drejt Tiranes e si rezultat do te shmangej edhe rritja e kostos se sistemit dyfishim i kohes per pacientin dhe shtyrja e trajtimit te tyre.

Kredia

Konkretisht ne zbatim te marreveshjes kuader me qeverine austriake per kredine prej 25 milione eurosh u kerkua perdorimi i nje pjese te kesaj kredie per permiresimin e pajisjeve imazherike shume e cila akordohet nepermjet marreveshjes se kredise se eksportit qe do te lidhet nepermjet Keshillit te Ministrave.Kjo kredi do te sherbeje per financimin e projektit te modernizimit te gjashte spitaleve rajonale kryesore qe do te pajise me skaner spitalet e Shkodres Elbasanit Durresit Dibres Vlores dhe Beratit si dhe me aparat rezonance magnetike QSUT-ne dhe spitalet e Durresit e Vlores aparatura te cilat do te sherbejne per percaktimin e nje diagnoze sa me te shpejte dhe te sakte qe eshte vendimtare ne trajtimin e prognozes se te semurit.

Situata

Aktualisht spitalet e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza perballojne nje fluks me te madh te semureve nderkohe qe nese do te permiresohen pajisjet mjekesore ne spitalet rajonale te vendit shume nga keto ekzaminime dhe trajtime mjekesore do te realizoheshin atje. Mbeshtetur ne buxhetin afatmesem investimet jane orientuar ne permiresimin e infrastruktures dhe te teknologjise mjekesore bazuar ne veprimtarine dhe kapacitet ne dispozicion duke u dhene perparesi spitaleve rajonale ku edhe ekzistojne kapacitet e burimeve njerezore duke inkurajuar edhe futjen e metodave te reja diagnostikuese e mjekuese ne keto spitale si dhe permiresimin dhe zgjerimin e games se sherbimeve te nivelit terciar - thuhet ne relacionin e derguar per diskutim ne Komisionin parlamentar te Shendetesise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›