E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Faja, libër për arkitekturën shqiptare

Arkitekti dhe urbanisti Enver Faja bëri promovimin e librit të tij të titulluar “Kush e drejton Urbanistikën Shqiptare”. Me mbështetjen e Shoqatës së Arkitektëve por edhe të Universitetit “Ufo” Libri i Fajës është një reflektim mbi urbanistikën dhe arkitekturën Shqiptare në këto 20 vjet tranzicion. Sipas vetë autorit, arkitektura dhe dashuria e madhe për të, e bëri të hedhë në letër mendimet. Kryetari i Shoqatës së arkitektëve Artan Shkreli theksoi rëndësinë e këtij botimi, pasi në tregun shqiptar të librave botimet mbi arkitekturën kanë qenë të pakta. Në promovimin e librit merrnin pjesë dhe personalitete të tjera të urbanistikës dhe arkitekturës shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›