E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka të lëna djerrë në Fier, shkak emigrimi dhe kostoja e përdorimit

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Fier janë braktisur duke lënë sipërfaqe të tëra krejtësisht djerrë. Tokat bujqësore të Myzeqesë, apo sipërfaqe në tjera në komunën Topojë, Seman, Qëndër e Libofshë kanë mbetur të pambjella, duke u kthyer në toka të padobishme.
 

Sipas kryeinspektorit të mbrojtjes së tokave pranë qarkut të Fierit, Pëllumb Saliaj shkak për këtë situatë është bërë largimi i shumë familjeve në emigracion, apo shpesh sipas tij në këto toka janë kryer edhe ndërtime pa leje.
 

Shumë toka sipas tij tanimë shfrytëzohen vetëm për të kullotur bagëtitë. Ndersa lidhur me kanalet vaditese, të cilat pothuajse kanë dalë jashtë funksionit si pasojë e bllokimit të tyre prej barishteve të shumta dhe neglizhencës për pastrimin e tyre, kryeinspektori Saliaj thotë se janë imediate ndërhyrjet për sistemimin e tyre.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›