Bashkia e Tiranës, Dalipit: Mos mashtro për banesat sociale

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të këshilltarëve të PS, Arben Dalipi, për banesat sociale, duke theksuar se mashtrimet i shërbejnë konfliktit politik, jo interesave të qytetarëve.
Në një njoftim për mediat Bashkia e Tiranës sqaron se banesat sociale, për të cilat Dalipi pretendon se problemi ka ngecur tek listat e përfituesve nuk është aspak i vërtetë, pasi banesat nuk janë marrë ende në dorëzim të këtij institucioni si rezultat i problemeve të mbartuara.
“Deklaratat e kreut të këshilltarëve të PS, Aldrin Dalipi, janë mashtrime .Banesat sociale nuki kemi marrë ende në dorëzim për shkak të problemeve të mbartura, të cilat Dalipi i njeh shumë mirë, por po punojmë për zgjidhjen e tyre. Ftojmë kreun e këshilltarëve të PS-së të lërë mënjanë mashtrimet, pasi mashtrimet i shërbejnë konfliktit politik, jo interesave të qytetarëve” thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq Bashkia e Tiranës garanton qytetarët se banesat sociale do të vihen menjëherë në përdorim sapo të përfundojnë.
Më herët Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve të majtë, akuzoi Bashkinë se prej dy vitesh po zvarrit procesin e banesave sociale për qytetarët.