Sejdiu-Ceriç: Kosova shtet laik, respekton bashkësitë fetare
Republika e Kosovës është shtet laik, i cili respekton liritë dhe të drejtat e të gjitha bashkësive fetare të vendit tonë, deklaroi presidenti kosovar Fatmir Sejdiu në një takim sot në Prishtinë me kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnjë-Hercegovinës, Mustafa Ceriç. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.
Sejdiu përgëzoi drejtuesit e bashkësive islame të të dyja vendeve për bashkëpunimin e ngushtë. Ai theksoi se institucionet e vendit e vlerësojnë lart punën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kontributin që ajo po jep për forcimin e shtetit demokratik të Kosovës, si dhe kërkoi nga Ceriç që të vazhdojë të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame, në të cilat Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Në këtë takim u bisedua edhe për frymën e tolerancës dhe të bashkëpunimit, të respektit reciprok ndërmjet pjesëtarëve të besimeve fetare, por edhe të bashkëpunimit në mes popujve. "Tashmë kemi shënuar shekullin e gjashtë të Islamit në Ballkan dhe ne dëshirojmë që këtë traditë t'ia prezantojmë Evropës dhe botës në mënyrë më të mirë", u shpreh Ceriç. Sejdiu dhe Ceriç u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, pavarësisht faktit që Bosnjë-Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.