Vjedhja e energjisë rritet 2,6 për qind
27/03/2009 Instituti i Statistikave vlerëson se është rritur prodhimi i energjisë nga impiantet private me koncesion me 12.9%
Sipas INSTAT-it, sasia e eksportuar përfshirë këmbimet u rrit me 175.3 për qind
Vitin e kaluar rezulton të jetë rritur sasia e energjisë së humbur në rrjet. Treguesi i matjes së humbjeve sipas Institutit të Statistikave, është rritur 2.6 për qind në krahasim me vitin 2007. Kjo do të thotë se një sasi në total prej 2,139 GWh është vjedhur qëllimisht me lidhje të paligjshme ose ka humbur për shkak të amortizimit të rrjetit. Këto humbje përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. “Humbjet në shpërndarje janë rritur 2.9 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90 për qind”, - theksuan ekspertët e INSTAT-it në analizën e tyre.
Prodhimi
Sa i përket burimeve të energjisë elektrike në vitin 2008, ato u rritën 12.4 për qind, krahasuar me vitin 2007. “Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 6,608 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 30.6 për qind, krahasuar me vitin 2007. Sasia totale e prodhuar është 3,849 GWh dhe përbën 58 për qind të burimeve gjithsej të energjisë”, - thanë ekspertët. Edhe vitin e kaluar burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. “Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 34.3 për qind krahasuar me vitin 2007 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me koncesion me 12.9 për qind krahasuar me vitin 2007, e cila përbën 1.6 për qind të prodhimit në vend”, - nënvizoi INSTAT.
Energjia e blerë
Vendi ynë është i varur nga importet për të plotësuar furnizimin me energji. Blerja e energjisë jashtë vendit përfshirë këmbimet gjithsesi rezultoi me një ulje prej 5.9 për qind krahasuar me vitin 2007. “Në vitin 2008, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 2,758 GWh nga 2,934 GWh në vitin 2007. Ajo përbën 41.7 për qind të sasisë së burimeve gjithsej në vitin 2008 nga 49.9 për qind në vitin 2007”, - nënvizuan ekspertët. Ndërkaq, sasia e eksportuar përfshirë këmbimet në vitin 2008 u rrit me 175.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Ajo zë 4.4 për qind të sasisë së disponuar për përdorimin gjithsej. Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2008 është rritur 14.1 për qind krahasuar me vitin 2007. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.156 GWh dhe përbën 62.9 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 9.9 për qind. Ky sektor ka konsumuar 54.9 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 19.7 për qind krahasuar me vitin 2007.
Çmimi
Pak ditë më parë u nënshkrua marrëveshja për privatizimin e OSSH-së me fituesin e tenderit kompaninë ceke, CEZ. Një prej kushteve ka qenë mbajtja e nivelit të tarifave të energjisë për konsumatorët, në nivelet aktuale për vitin 2009. Kreu i Energjetikës shpjegoi se kontrata përmban deklaratën rregullatore ku përcaktohen termat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për klientët familjarë dhe privatë, gjatë kohës që OSSH-ja do të kalojë te privati. “Objektivat ishin përmirësimi i furnizimit me energji elektrike dhe cilësia e shërbimit në këtë sektor si dhe reduktimi i humbjeve teknike dhe joteknike. Kjo qeveri është e vendosur në ruajtjen e një balance të arsyeshme për çmimin e energjisë elektrike në atë masë që të jetë i përballueshëm për shoqërinë shqiptare”, - nënvizoi Ruli.
Pagesat
Konsumatorët familjarë dhe ata të bizneseve janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike. Sipas INSTAT-it, këto kategori janë konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Kjo në krahasim me institucionet shtetërore që janë gjithnjë debitorë në arkën e OSSH-së. Konsumi nga familjarët kap nivelin 56 për qind, niveli i arkëtimeve te familjarët llogaritet rreth 89 për qind. Përdorimi nga konsumatorët është rritur me 13.3 krahasuar me gjashtëmujorin e parë në vitin 2007. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 2,097 GWh dhe përbën 60.4 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim. Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur me 10.9 për qind ndaj 2007-s.
Debitorët
Nga të dhënat e OSSH-së rezulton se pothuajse të gjitha institucionet shtetërore ministritë, përfshi dhe Kryeministrinë nuk i kanë shlyer faturat e energjisë elektrike. Ato janë me borxhe si në vitin 2007, ashtu edhe në 2008-n. Ndërsa familjarët dhe privatët paguajnë energjinë elektrike është paradoks që kërkesa e llogarisë është më e madhe ndaj këtyre konsumatorëve sesa ndaj organeve që shteti mund t’i administrojë vetë. Madje këtyre u kërkohet edhe që të paguajnë rregullisht apo u ndërpritet energjia nëse nuk shlyejnë faturat. Kjo indiferencë e institucioneve për të paguar ka bërë që zyrtarë të OSSH-së në rrethe të lënë detyrën për mosrealizim të treguesve.