Patozi: Topi te nise konsultimet per emrat e rinj
Kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, ftoi diten e djeshme Presidentin Topi te niste konsultimet me perfaqesuesit e parlamentit per emrat e rinj te dekreteve te tij per Gjykaten e Larte. Pas rrezimit te djeshem te 5 dekreteve te Presidentit Topi per kete gjykate, kreu i Grupit te PD-se pershendeti edhe votimin e mazhorances kunder dekreteve te Presidentit Topi. Sipas Patozit, eshte e rendesishme qe kete radhe ne dekretet e Topit te mbizoteroje transparenca ne perzgjedhjen e emrave per Gjykaten e Larte.
“Ndersa mungesa e transparences ndaj publikut, ne te gjitha rastet do te demtonte ne radhe te pare standardin dhe cilesine e institucionit te Gjykates se Larte, por pse jo dhe vete pavaresine dhe paanshmerine e saj”, deklaroi Patozi ne fjalen e tij para medieve. Por ai theksoi se Presidenti Topi kesaj radhe do te konsultohej me partite politike ne lidhje me emrat, duke shprehur madje bindje per kete. Po keshtu, kreu i ligjvenesve demokrate deklaroi se PD uronte qe Presidenti Topi te mos e shfrytezonte kete moment per interesa te ngushta politike dhe llogari meskine te castit, te cilat nuk kane ne thelb asgje parimore. Nga ana tjeter, Patozi, deklaroi se PD nuk kishte asnje qellim te bllokonte edhe punen e institucioneve te rendesishme ligjore sic ishte edhe Gjykata e Larte.
“Lidhur me pretendimet e perfaqesuesve te opozites per te ashtuquajturen bllokim te Gjykates se Larte, na duhet te sqarojme se parlamenti ka qene korrekt dhe strikt ne perputhje me ligjet dhe rregulloren ne trajtimin e kandidaturave dhe ceshtja e skadimit te mandatit te disa anetareve eshte ditur shume kohe perpara, dhe se nuk eshte Kuvendi ai qe ka vendosur ne minuten e fundit per kete ceshtje”, deklaroi Patozi ne nje konference per shtyp, diten e djeshme. Sipas Patozit, shumica, dy dite me pare, u shpreh per principin kushtetues dhe jo per emrat ne ndryshim te qarte dhe te paster nga opozita. Dy dite me pare mazhoranca nuk pranoi asnje nga emrat e sjella nga Presidenti Topi, ne lidhje me dekretet e sjella nga Gjykata e Larte, duke i rrezuar te pese dekretet e kreut te shtetit. Grupi parlamentar i Partise Demokratike, ne mbledhjen e zhvilluar perpara seances se dy diteve me pare, mori edhe vendimin per te votuar kunder dekreteve te ardhura nga Presidenti Topi, nen argumentin se nuk votohej kunder emrave, por kunder procedures jo transparente te ndjekur per perzgjedhjen e kandidaturave.
F.Mejdini