mimi i nje shkolle biznesi nxit strategji te reja globale per pastrimin e ujit

Rreth nje miliard njerez ne bote nuk kane mjaft uje te paster. Me shume njerez vdesin nga semundjet e shkaktuara nga uji i ndotur si dizenteria dhe kolera se sa nga lufterat. Per te zgjidhur kete krize humanitare te shendetit publik nje nga shkollat me te njohura te biznesit ne Nju Jork organizoi nje konkurs nderkombetar per gjetjen e menyrave te furnizimit me uje per disa nga vendet me te varfera te botes.
Shkolla Hult e Biznesit Nderkombetar ka bashkepunuar me organizaten jo qeveritare Water.org per te sfiduar studentet e biznesit ne bote per gjetjen e nje menyre per furnizimin me uje te paster te 100 milione njerezve ne 5 vitet e ardhshme. Ekipe nga 6 universitete nga 1 mije qe aplikuan arriten ne fazen finale te gares ne Nju Jork. Ekipi fitues Universiteti Cambridge i Britanise se Madhe theksoi ne prezantimin e tij se mes njerezve qe jane ne fundin e piramides globale ekonomike -popullata me te varfer e botes telefonat celulare jane
Ne do te perpiqemi ta lidhim perdorimin e telefonave celulare me dicka qe eshte me e rendesishme per komunitetet me te varfera te botes ujin dhe infrastruktura sanitare.
mimi 1 milion dollare i fituar nga ekipi i Universitetit Cambridge duhet te ndihmoj kete perpjekje ashtu sic do bejne edhe organizata Water.org dhe Nisma Globale Klinton nje fond zhvillimi i themeluar nga ish presidenti amerikan Bill Klinton. Zoti Klinton pershendeti finalistet e gares se organizuar nga Shkolla e Biznesit Hult per ofrimin e zgjidhjeve praktike. Pyetja me e rendesishme e shekullit 21 tha presidenti eshte si mund te realizohet nje gje e tille
Arsyeja e dhenies se cmimit ne kete konkurs nuk eshte vetem per propozimin qe ofroni menyren se si do ta realizoni dhe sa do te kushtoje ai por edhe per menyren se si do ti ktheni synimet tuaja ne ndryshime te verteta
Akanksha Hazari shpjegon
Se pari duhet te ndertojme infrastrukturen. Kete do ta bejme duke shfrytezuar platformen ekzistuese te kredive per ujin ku grupet e grave per te ndihmuar veten marrin kredi per pastrimin e ujit nga institucionet mikrofinanciare. Ato pastaj e shfrytezojne kredine per ndertimin e infrastruktures se pastrimit te ujit permes partnereve nga organizatat lokale jo-qeveritare.
Akanksha Hazari thote se faza e dyte perfshin partneritetin me kompanite lokale te telekomunikimit duke krijuar nje program te ashtuquajtur besnikeria e korporatave. Kur banoret perdorin celularet ata fitojne pike nga kompanite telefonike. Pastaj piket e fituara shnderrohen ne para te cilat kthehen ne komunitet permes financimit te projekteve per pastrimin e ujit.
Geri Uajt themelues dhe drejtor ekzektutiv i organizates Water.org i tha Zerit te Amerikes se filantropia eshte e rendesishme ne kete proces por nuk eshte e mjaftueshme
Mendoj se kemi nevoje per lloje te reja kapitalesh. Asnjehere nuk do te kete para te mjaftueshme nga organizatat bamirese dhe zgjidhjet prej tyre nuk jane te ndryshueshme. Nese do te kishim me shume kapital komercial per kete synim do te kishim nje fillim te mire.
Administratoret dhe profesoret e shkolles Hult thone se modeli fitues i Universitetit Cambridge tregon se angazhimi i komunitetit te biznesit ne trajtimin e nje problemi social serioz eshte faktor i rendesishem. Duke kanalizuar kapitalin per ndertimin e projekteve te ujit ne komunitetet e varfera kompanite e telekomunikimit nuk trajtojne vetem kete nevoje urgjente por gjithashtu zgjerojne bazen e tyre te konsumatoreve dhe rrisin fitimin.