E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e filialit të bankës në Vlorë, policia 10 000 $ për informatorët

Pak orë nga grabitja e filialit të bankës në Vlorë Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me këtë ngjarje ka vënë në dispozicion numrin e telefoni 06941 05 397 si dhe shumën prej 10 000 $ (dhjetë mijë dollarë) për cdo qytetar që jep informacion që con në identifikimin apo kapjen e autorëve të grabitjes. Po kështu policia garanton anonimitetin e plotë për këdo që jep këtë informacion.
Mesditen e sotme filiali i një banke është grabitur nga persona të armatosur në mes të ditës në qytetin e Vlorës, ndërsa një punonjës i saj ka mbetur i plagosur. 3 persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë zbrazur arkat e bankës, ndërsa ngjarja e rëndë është regjistruar në bulevardin kryesor. Autorët duke shfrytëzuar motin e keq dhe pjesën e pasme të rrugës kanë hyrë në brendësi të bankës, por fillimisht kanë plagosur me armë në këmbë rojen e bankës 50-vjeçari Viron Toskaj, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›