Alban Skenderaj, nje turne drejt Kosoves
Ndalesa e tij e radhes eshte Kosova. Edhe pse marredheniet me fansat kosovare jane perfolur vecanerisht shume pas Festivalit te Kenges ne RTSH, duket se asgje nuk e tremb Alban Skenderajn te jape koncerte edhe atje. Kengetari, qe prej disa ditesh ndodhet ne Prishtine ka bere te ditur ne nje prej televizioneve te vendit, se ndodhet ne Kosove per te realizuar nje tur koncertesh, qe shoqerojne edhe daljen ne treg te albumit te tij te ri "Melody", pak kohe me pare. Eshte kjo nje arsye me shume, qe kengetari te jete prane adhuruesve te tij kosovare duke testuar ne kete menyre edhe preferencat e tyre. E ndersa vera e ketij viti e ka gjetur me shume ne Shqiperi, duket se me fillimin e vjeshtes Albani do te largohet nga Tirana per te realizuar disa projekte te tjera jashte vendit. Nuk dime, nese ai do te jete protagonist ne ndonje prej Festivaleve qe zhvillohen ne ne fund te vitit, ndonese na jep idene, se per momentin ka hequr dore. Nderkohe edhe gjate intervistave te fundit, kengetari vazhdon te jete i kujdesshem ne lidhje me deklaratat e tij per jeten pivate.