Tom Cruise u lodh nga jeta e beqarit,vihet në kërkim të një të dashure
Pas një periudhe beqarie duket se Tom Cruise është gati të nisë një mardhënie të re. Megjithatë,ylli I Hollywood nuk ka shije të thjeshta kur bëhet fjalë për femrat. Sipas edicionit anglez të revistës Grazia,aktori 51-vjeçar po kërkon një shoqe që të jetë pjesë e botës së spektaklit.
E përzgjedhura fatlume duhet të jetë inteligjente dhe e moshës nga 35 deri në 40 vjeç.Njëkohësisht ai ka nevojë që shoqja e tij e ardhëshme të të jetë në gjëndje të kuptojë dhe të pranojë stilin e tij të jetës dhe çdo gjë që vjen pas saj,ka shpjeguar një burim për revistën.
Thuhe se Kisha e Scientology po e ndihmon aktorin nëpërmjet një agjensie martesore të sapo hapur. Madje sipas zërave bëjnë të ditur se Tom ka takua një kandidate të mundëshme në mbrëmjen gala. U duk se Tom Cruise mbeti i kënaqur,por megjithatë po pret të shofë ende vërdallë,ka thënë një burim. P.K