Tom Doshi dhe Mark Frroku, 6000euro për të plagosurit e Pukës

Të tjera rreth shkrimit Pukë, maska dhe breshëri automatiku mbi dy familje Ende pa autor grabitja, ku u plagosën dhe dy fëmijë
TIRANË - Dy deputetët e qarkut të Shkodrës, Tom Doshi dhe Mark Frroku janë interesuar për shëndetin duke ndihmuar dy familjet e plagosura dje në Pukë nga maskat.
"Kontaktova me Spitalin Amerikan dhe një kirurg turk e mori përsipër që t’i shpëtojë krahun fëmijës, pasi i ka mbetur një arterie e padëmtuar. U desh një pagesë prej 6000 euro, që e bëmë bashkë me Markun", u shpreh në kamerën e "A1 Report" deputeti dhe biznesmeni i njohur Tom Doshi.
Ai ka shtuar se "i kërkoi spitalit dhe mjekëve të tregoheshin humanë, që edhe 4 të plagosurit e tjerë të kuroheshin aty", pasi tek Spitali Ushtarak plagët e të sëmurëve kishin filluar të qelbëzoheshin dhe medikamente nuk kishte. "Spitali i mori përsipër dhe po bëhet transporti i tyre në spitalin amerikan", shtoi Doshi.
"Sot vriten njerëzit si me qenë qen rrugësh. Askush s’mban përgjegjësi. Ka dy familje të plagosura këtu, por s’ka ardhur asnjë ministër, s’do ishte turp të vinte edhe vetë Sali Berisha si kryeministër i vendit, por s’ka asnjë as nga Ministria e Shëndetësisë as nga Ministria e Rendit", bëri analizën e situatës Doshi.
"Nuk di për kë kanë votuar këta njerëz. Ne morëm nismën, që të bënim të pamundurën që këta njerëz të dalin nga rreziku për jetën", tha Doshi.
(Në foto: Fëmija i plagosur nga sulmi me maska në Pukë, i shtruar në spital).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)