E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në zonën e Bathores, rrezikohen disa banesa në lagjen numër 1

BATHORE- Një zjarr i fuqishëm i i cili përfshiu disa shkurre pranë lagjes numër 1 në Bathore (Tiranë) vuri në rrezik banesat përreth zonës.

Banorët në panik lajmëruan menjëherë zjarrfikësen. Forca të shumta zjarrfikëse dhe policore nisen drejt  vendngjarjes.

Banorët ndërhynë vetë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, ndërkohë dyshohet se shkak paraprak i zjarrit të ketë qenë pakujdesia. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›