E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, festonin daljen në pension të kolegut, helmohen 6 mjekë dhe infermierë

ELBASAN- 6 mjekë dhe infermierë të spitalit psikiatrik të Elbasanit janë helmuar pas një darke në kolektiv.

Personat e helmuar pjesë e ekipit të spitalit psikiatrik morën menjëherë ndihmën mjekësore.

Drejtori i spitalit Mehmet Ibaj njofton se njeri prej punonjësve me shenja intoksikimi, ndërkohë 5 të tjerët pasi u trajtuan me serum ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i helmimit të jetë konsumimi i tepërt i alkoolit nga ana e punonjësve të cilët po darkonin bashkë në një nga lokalet e zonës ku po festonin daljen në pension të njërit prej kolegëve të tyre. 

Drejtori Ibaj thekson për News24 se kanë nisur hetohen dhe do bllokohet kampione të pijeve alkoolike dhe të ushqimit të përdorur në darkën ku dyshohet se janë helmuar ekipi mjekësor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›