Protestat në Egjipt, 7 të vrarë dhe 261 të plagosur
EGJIPT- Protestat kundër Morsit në Egjipt vijojnë të jenë të përgjakshme. Mediat raportojnë se, nga protestat e sotme janë shënuar të paktën shtatë viktima, ndërsa 261 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pesë persona kanë mbetur të vdekur në lagjen Guizeh, në jugperëndim të Kajros dhe dy të tjerë në distriktin Ramses, pranë një prej pikave kryesore të Nilit dhe sheshit ''Tahrir'', njoftoi kreu i shërbimeve mjekësore të urgjencës, Mohammed Soltan.
Mësohet se protestuesit janë përleshur me forcat e sigurisë, por përleshje ka pasur edhe mes personave pro dhe kundër Morsit.
Raportohet gjithashtu se, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
(m.a/BalkanWeb)