Tom Kola hermetizon informacionin për bizneset e regjistruar në QKR
Motori i kërkimit që është instaluar në faqen zyrtare thuaje nuk funksionon. Fshehja e informacionit nga drejtuesi i QKR lidhet me mbulimin e skandaleve me kompanitë e personave të përfshirë në politikë. Në faqen zyrtare të QKR mund të gjenden vetëm mënyrat për të regjistruar një biznes apo mbyllur atë, por të dhëna në lidhje me biznese të ndryshime nuk mund të gjenden edhe pasi ndjek të gjithë procedurat që kërkohen. Kështu në rast se kërkon informacion në lidhje me kompaninë Fortis 2, ku ministri i Ekonomisë Dritan Prifti arkëtoi 1. 8 milion euro pas shitjes së aksioneve nuk gjen asnjë informacion në lidhje me regjistrimin shumën e kapitalit themeltar selinë apo objektin e këtij biznesi. QKR është Projekti i Marrëveshjes Prag të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë që administrohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), financoi me rreth 11 milionë dollarë rindërtimin e zyrave dhe zhvillimin e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit, duke përfshirë pajisjet kompjuterike dhe programet që shërbejnë për ta bërë funksionale QKR-në, si dhe ofroi ndihmë teknike për fillimin e punës në këtë qendër. QKR ka filluar punën që në fund të shtatorit të vitit 2007 dhe ka një ndër objektivat kryesore të themelimit të ofrojë kapacitete maksimale për regjistrimin elektronik të bizneseve, si dhe qasje në informacionin e Regjistrit Tregtar përmes Internetit. Në listën e objektivave QKR premton se do të inkurajojë përdorimin e procedurave elektronike të regjistrimit përmes Internetit, ndërsa dokumentet jo-elektronike do të hidhen në bazën e të dhënave të QKR, për të lehtësuar procesin dhe për të mundësuar marrjen e informacionit nga publiku, mision të cilin nuk po plotëson.
Last Updated on E Marte, 20 Korrik 2010 19:07