E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana thahet për ujë të pijshëm, Ujësjellësi akuza Bashkisë

Mungesa e theksuar e ujit të pijshëm, dhe furnizimi vetëm disa orë të ditës nga Ujësjellësi i Tiranës ka bërë që kohët e fundit kjo çështje të kthehet në mollë sherri midis Bashkisë së kryeqytetit dhe Ujësjellësit. Nga njëra anë ndërprerja e ujit të pijshëm në shtëpitë e qytetarëve për më shumë se gjysmën e ditës gjë e cila është kthyer në makth për qytetarët, ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tyre, e nga ana tjetër faji faturohet nga një institucion në tjetrin duke bërë që edhe masat për furnizimin e tubacioneve të ujit të pijshëm të lihet në mëshirë të fatit. Burime nga Ujësjellësi i Tiranës thanë se faji pse ndërprerjet e ujit janë jashtë çdo norme të lejuar gjatë këtij viti, duke u krahasuar me vitet e tjera është vetëm përgjegjësi e Bashkisë së Tiranës, e cila ka dhënë leje pa kriter për ndërtesa e pallate  këto të fundit në 80 për qind të rasteve janë të ndërtuara mbi tubacionet e ujit të pijshëm. Last Updated on E Marte, 20 Korrik 2010 19:02

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›