Gruevski i dorëzoi Parlamentit kabinetin e ri qeveritar
SHKUP- Nikolla Gruevski ka dorezuar pranë Parlamentit propozimin për kabinetin e ri qeveritar si dhe programin qeveritar.
Me këtë janë mbyllur debatet dhe zërat jozyrtare lidhur me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Dorëzimi i propozimit pason vetëm dy ditë para skadimit të afatit ligjor.
Sipas rregullores, Parlamenti brenda 15 ditëve duhet të vendos në rend dite propozimin për votimin e Qeverisë së re, por jozyrtarisht bëhet e ditur se votimi do të mbyllet para afateve kohore.
Kabineti
Nikolla Gruevski Kryeministër
Nikolla Popovski ministër i Punëve të Jashtme
Gordana Jankullovska ministre e Punëve të Brendshme
Zoran Stavrevski ministër i Financave
Elizabeta Kançevska Milevska ministre e Kulturës
Nikolla Todorov ministër i Shëndetësisë
Spiro Ristovski – ministër i Punës dhe Politikës Sociale
Pançe Kralev ministër i Shëndetësisë
Vladimir Peshevski zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Ivo Ivanovski ministër për Informatikë dhe Administratë Publike
Mile Janakievski ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Lupço Dimov ministër i Bujqësisë
Ministrat nga radhët e BDI-së:
Fatmir Besimi ministër i Mbrojtjes
Blerim Bexheti ministër i Drejtësisë
Valon Saraçini ministër i Ekonomisë
Abdylaqim Ademi ministër i Ekologjisë
Nevzat Bejta ministër i Pushtetit Lokal
Musa Xhaferi zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
Teuta Arifi zëvendëskryeministre për Evrointegrime
(INA)