Bukureshti Asnje problem me Tiranen
Shqiperia konfirmon marredheniet e shkelqyera me Rumanine. Qarkullimi i informacioneve te fundit ne media rreth deklarimeve te supozuara te Presidentit rumun Trajan Basesku dhe reagimit joproporcional dhe pa etike nga ana e Ministrise sone te Jashtme jane konsideruar te paqena nga dikasteri qe drejtohet nga Edmond Haxhiansto. Pervec nje reagimi zyrtar per kete gje vete ky i fundit dje pas nje takimi me drejtorin ekzekutiv te Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike Yukiya Amano u shpreh se marredheniet midis Republikes se Shqiperise dhe Rumanise jane marredhenie shume te mira te cilat nuk cenohen as nga manipulimet mediatike as nga shprehjet emocionale. Ka nje komunikim shume korrekt me ambasaden dhe autoritetet rumune dhe une do te vleresoja se ai incident - e perseris edhe njehere - ishte ceshtje manipulimi mediatik dhe tashme eshte tejkaluar.