Tomas Logoreci, kinemaja “origjinale” shqiptare
12/12/2008 Për Shqipërinë do të dëgjonte që kur ishte fëmijë, por vetëm shumë vjet më vonë do të mundte të vinte në vendin e të parëve të tij. Megjithatë, Tomas Logoreci nuk mund ta ndiejë veten plotësisht shqiptar. Me të drejtë. Nuk e mohon origjinën e madje ndihet krenar për të, porse vitet e kaluara në një tjetër vend, me tjetër kulturë e histori e bëjnë të mos e identifikojë veten si shumëkush me një “shqiptar të vërtetë”.
Megjithëkëtë, Shqipërinë e viziton rregullisht që kur erdhi për herë të parë në vitin 2003. Jo thjesht me kërshërinë dhe ndjesinë e një njeriu që e ndien veten familjar në rrënjët e veta, por me një synim: të kontribuojë, qoftë dhe në mënyrë modeste, për kinemanë shqiptare.
Këtë herë ishte ai që zgjodhi dhe programoi filmat në festivalin ndërkombëtar të filmit në Tiranë. Një punë që, për hir të së vërtetës, iu desh ta bënte thuajse fill vetëm, pasi “rrudhja” ekonomike e festivalit nuk i lejonte luksin e të pasurit të një zyre të vërtetë të festivalit. “Mendoja se do të ishte e lehtë: do të shikoja filmat e do të çoja e-mail-e. Pastaj kineastët do të vinin. Por ishin një mijë pyetje: ‘Ku është festivali?’, ‘Si do t’i marrim paratë?’ etj. Në botë ka sekretari, zyrë të veçantë për këtë, unë nuk pata asnjë ndihmë”, - pohon Logoreci.
Për të kinemaja shqiptare ka emra regjisorësh të mirë e filma interesantë, por fatkeqësisht ende është shumë pak e njohur dhe vetë artistët në një pjesë të mirë të rasteve nuk dinë të shfrytëzojnë energjinë dhe entuziazmin e mirë.
“Më ka trishtuar një revistë kinemaje për seksionin e Evropës Lindore, e cila, edhe pse në kopertinë kishte emrin e Shqipërisë, në brendësi në një fjali thoshte: ‘Asnjë prodhim nga Shqipëria’. Kjo më trishton, sepse shumë regjisorë bëjnë filma të mirë, që nuk shihen në Perëndim, nuk mund të lidhen me njerëzit. Ndërkohë vende si Rumania, që kanë histori të ngjashme me Shqipërinë, kanë filma me të cilët përfaqësohen. Kur pashë këtë, thashë: ‘Pse Shqipëria të mos bëjë një film të tillë?’”, - nënvizon Logoreci, duke theksuar se gjithsesi ka raste kur realiteti paraqitet ndryshe. Porse pyetja duhet të shtrohet se sa njihet realisht Shqipëria nëpërmjet këtyre prezantimeve kinematografike. Si shembull merr filmin me regji të Fatmir Koçit, dokumentarin “Vendi i shqiponjave”, i shfaqur në Los Anxhelos, në Universitetin e Kalifornisë së Jugut. “Pyetja është: sa dinë njerëzit për Shqipërinë? Njerëzit bëjnë shumë pyetje për Shqipërinë dhe për mua është vërtet turp kur nuk dinë asgjë. Këtu, në këtë vend, ka një trashëgimi, histori të pabesueshme, tokë e peizazh të pabesueshëm dhe është tragjedi që e gjithë kjo nuk mund të komunikojë me botën.”
Një histori e thjeshtë
Me origjinë nga Shkodra, babai i Tomasit në atë kohë bënte pjesë në Ballin Kombëtar dhe e la Shqipërinë më 1944. “Gjyshi im ishte qeveritar në qeverinë e Fan Nolit në Dukagjin. Ai ndërtoi një nga urat më të famshme në Shqipëri, ishte një nga arkitektët më të mëdhenj të kësaj ure. Familja ime jetonte në Shkodër. Ai vdiq më 1949”, - rrëfen Tomasi, ndërsa kujton duke qeshur kohën kur ishte fëmijë. “Duket kaq e çmendur të thuhet, por babanë tim e ngatërronin shpesh sikur të ishte gjyshi im. Ai ka lindur më 1912. Dhe meqenëse kishte emigruar në Amerikë, ishte shumë i madh kur u martua. Njerëzit në SHBA më thoshin shpesh sa herë më takonin: ‘Gëzohem që u takuam! Gjyshi yt?!’ – ‘Jo, është babai im’, - përgjigjesha unë. Babai ishte 20 vjet më i madh se nëna ime. Vdiq më 1985, në të njëjtin vit kur vdiq Enver Hoxha, por ai iku nga kjo jetë pasi Hoxha kishte vdekur, ndaj shpresonte për ndryshim”, - shpjegon Tomasi. Megjithatë, babai i tij nuk mundi të kthehej kurrë në Shqipëri.
Në vend të tij vite më vonë do të ishte i biri që do të shkelte në vendin e origjinës.
Ngacmimi i parë i erdhi në vitin 1997, por nuk mundi të vinte për shkak të trazirave të asaj periudhe.
“Është hera e katërt që vij. Për herë të parë erdha më 2003. Rrjedha e ngjarjeve më 1997 bëri që të mos vija, edhe pse mora vizën dhe isha përgatitur. Një javë para se të vinim, lajmet bënin të ditur se në Shqipëri ishte anarki, aeroporti ishte mbyllur dhe kishte gjendje kolapsi. Ishte e tmerrshme! Mora në telefon gruan e kushëririt tim, Marjeta Ljarjen, e cila më tha: ‘Mos eja, ti dëshiron të vish, por mos eja. Besomë’ Dhe kështu erdha më vonë.”
Meqë bëhej fjalë për vitet pas 2000-s, Tomasi priste një Shqipëri vërtet të zhvilluar dhe të hapur. Realiteti e zhgënjeu pak, por edhe e bëri të vinte me këmbët në tokë.
“Është qesharake! Herën e parë që mbërrita këtu më 2003, mendova si një amerikan budalla se çdo gjë do të kishte ndryshuar. Demokracia kishte ndodhur dhe do të kishte një progres fantastik në ndërtime, do të kishte zhvillime në kulturë; shumë kinema, kineastë. Por vetëm kur erdha dhe pashë gjendjen kuptova atë që kishin lënë vitet e izolimit dhe terrorit.”
Kjo nuk do të thotë se ndryshimet nuk janë të prekshme. “Sa herë që vij këtu, është ndryshe. Në pesë vjet ka shumë ndryshime. Është e vështirë të shihen, por ndodhin.”
Ajo që sipas Logorecit përbën problem është evoluimi në kulturë dhe ruajtja e atyre që janë vërtet vlera dhe e asaj çka është natyrale.
Tranzicioni...
“Ajo për të cilën më vjen keq është evoluimi. Tirana po keqësohet dhe për këtë duhet të shqetësohemi. Mjafton të shohim, për shembull, ajrin e Tiranës. Nuk jam ambientalist, por është diçka që ndihet dhe duket. Ndërtimet karakteristike gjithashtu në një pjesë të mirë po humbin”, - vëren amerikano-shqiptari.
Për këtë arsye, mbase ai do shumë edhe filmat që “rrëfejnë” e “shkundin” në këto pika. “Deep transition”, për shembull, një dokumentar për punën sociale të punonjësve të hekurudhave shqiptare, i shfaqur këtë vit në TIFF. “E dua këtë film. Është një dokumentar shumë i mirë për hekurudhat e vjetra në Shqipëri. Në fakt, shumë shqiptarë të varfër e përdorin trenin dhe stacionin e autobusit”. Sipas kësaj arsyeje, por edhe për realizimin artistik, ndien një lloj xhelozie pozitive edhe për filmat e Bujar Alimanit. “Kur pashë ‘Gaz’, thashë: ‘Dreqin sa bukur!’ Dhe u bëra xheloz që ai film nuk ishte imi”, - shton duke qeshur Logoreci.
Filma si Hollivudi?!...
Një udhëtim nga Shkodra, në Tiranë, në Durrës e Lezhë e bëri të mendojë për ato që janë “shqiptare”, të ngulitura me kohë në karakteret e njerëzve. Pikërisht te këto detaje Logoreci mendon se është “shpëtimi” i origjinales, i asaj që duhet të mbetet kështu për të qenë krijuese në art.
“Në disa aspekte vendi po mbijeton kundër elementeve të botës moderne, mban karakteret. Këto gjëra e bëjnë një film fantastik. Shpesh artistët mendojnë të bëjnë filma si Hollivudi. Por më pëlqen ai film që kap polet e këtij vendi, rrëfen Shqipërinë.”
Kineast i pavarur, regjisor, skenarist e producent, Tomas Logoreci e gjen të vështirë një pozicion të tillë për krijuesit e filmave. Megjithatë, pohon se kjo është rruga e duhur. Sipas tij, kineastët në Shqipëri të paktën duhet të përpiqen më shumë në njohjen e filmit të tyre, në vendosjen e kontakteve me botën.
“Ka shumë energji, puna është si ta përdorësh më mirë këtë. Në oqeanin e filmit ka shumë gjëra të vogla. Është një proces i tërë. Të bëhesh kineast, duhet të shohësh filma të bukur, të punosh me fotografinë, por janë shumë të rëndësishme detajet. Megjithatë, mendoj se ka filma të mirë.”
Asnjë fjalë shqip...
Vetëm tani ka mësuar dy-tri fjalë të vogla, modeste në gjuhën shqipe. Edhe pse babai i tij jepte mësimin e gjuhës shqipe në një shkollë në Kaliforni, Logoreci nuk do të mësonte shqip në ato vite. Atij i kujtohet edhe se babai dha mësim shqipeje vetëm për pak vjet, pasi më vonë në Amerikë njerëzit nuk dukeshin të interesuar për të mësuar këtë gjuhë. “Ata mbyllën departamentin duke thënë: ‘Kujt i intereson? Shqipëria kurrë nuk do të ndryshojë.’ Babai im doli në pension”, - kujton Tomasi. E kuptueshme, po të kesh parasysh periudhën e atyre viteve, kur Shqipëria ishte e izoluar prej botës nga regjimi komunist.
“Duket çmenduri që nuk flas shqip, edhe pse babai im fliste shqip. Por amerikanët në vitet ’50 ishin shumë dyshues ndaj komunizmit dhe mendoj se për këtë babai im ishte shumë i shqetësuar. Familjet e shqiptarëve të atyre viteve kurrë nuk u thanë njerëzve nga ishin, pasi kishin frikë se do t’i quanin ‘komunistë’. Edhe sot, madje, unë njoh shqiptarë në Amerikë që u thonë njerëzve se janë italianë, sepse kanë turp”, - vëren Logoreci.
Ai nuk është një nga këta njerëz që ka turp, porse veten nuk e konsideron shqiptar. “Ju jeni këtu. Unë kurrë nuk kam përvojën tuaj. Jam amerikan, jam rritur atje. Kurrë nuk do ta kuptoj atë që ju keni kaluar: burgjet në kohën e Enver Hoxhës, jetën e vështirë. Përvoja shqiptare është monumentale. Amerika është ndryshe. Ju keni diçka unike nga tragjedia dhe njerëzit që kanë vuajtur në atë kohë”, - nënvizon Logoreci, duke shtuar se, sipas tij, këtë realitet të tillë ka mundur ta sjellë në letërsinë shqiptare Kadareja.
“Kam lexuar gjithë librat e tij të përkthyer në anglisht. Më pëlqen shumë, është shkrimtar fantastik. ‘Kronikë në gur’ për mua është libri i tij më i mirë. Ua jap si dhuratë njerëzve, e dua këtë libër shumë. Njerëzit flasin shumë për të, por mendoj se duhet të ndajnë njeriun nga shkrimtari, dhe shkrimtari është fantastik. Mund të shkosh në një librari në SHBA dhe të blesh librin e Kadaresë, dhe kjo më bën të ndihem krenar.”